Gjilani dhe Ballkani kanë marrë nga një pikë nga ndeshja e nëntë në Superligë.
Të dielën, këto skuadra barazuan me rezultatin 1:1. Në pjesën e dytë u shënuan golat.
Fillimisht u ndëshkua me të kuq Besar Musolli në minutën e 56-të, ndërsa në minutën e 58-të, Gerhard Progni shënoi për 1:0 pas asistimit të Fitim Hajdarit.
Shifrat i barazoi Nazmi Gripshi me një supergol nga gjuajtja e lirë. Gjilani mbetet në vendin e tretë me 14 pikë, kurse Ballkani barazohet me Drenicën me pikë në krye të tabelës. Ka 17 pikë, por goldallim më të dobët se “kuqezinjtë”.







