Gjilanasi shantazhon një grua me disa foto në rrjete sociale

Një person është shoqëruar në Polici të premten pasi dyshohet se e ka shantazhuar një grua me disa fotografi në rrjete sociale.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“SHANTAZH | Gjilan 25.11.2022, 14:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e kishte shantazhuar viktimën femër kosovare me disa foto në rrjete sociale. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.