Gjilan

Gjilanasi dhunon seksualisht 21-vjeçaren, e incizon dhe e shantazhon për publikim të pamjeve

Një rast mjaft i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në qytetin e Gjilanit, ku një vajzë 21-vjeçare ka kërkuar ndihmën e policisë pasi u detyrua që të kryejë marrëdhënie seksuale me një person.

Siç shkruan sinjali, burimet u kanë bërë me dije se vajza ka rrëfyer detaje të tmerrshme se si i dyshuari e ka filmuar aktet e tij të shëmtuara me të, vetëm e vetëm që ta mbajë në grusht viktimën, duke e kërcënuar, kushtëzuar e shantazhuar, përcjell klankosova.tv.

Bazuar në dëshminë e viktimës dhënë hetuesve policorë, i dyshuari i ka kërkuar edhe të holla vajzës, rreth një mijë euro, me kusht që pamjet që i posedonte të mos publikoheshin.

Si rezultat i denoncimit, policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë vënë në lëvizje për ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti.

Pas përfundimit të procedurave policore, hetimet kanë nisur në drejtim të dy veprave penale ‘Dhunim’ dhe ‘Shantazh’.