Gjilan fiton bindshëm si mysafir ndaj Flamurtarit

Gjilani është kthyer të fitoret duke e mposhtur Flamurtarin me rezultat 4-1.

Ndeshja nisi shumë mirë për gjilanasit që arritën të shënonin që në minutën e 20-të me Gerhard Prognin që realizoi një gol të bukur me parabolë.

Nuk vonoi shumë dhe Progni e gjeti edhe golin e dytë, pas një aksioni shumë të bukur.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë solide të mysafirë, ndërsa edhe e dyta nisi me të njëjtën ritëm.

Bedri Greca arriti të shënojë një gol të bukur në brendi të zonës për 3-0.

Flamurtari u mundua të kthehet në lojë me një gol të Festim Krasniqit (3-1), por që ishte e vetmja gjë që arritën ta bënin.

Ndeshjen e mbylli Fiton Hajdari që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe me saktësi shënoi për 4-1.

Kjo fitore e dërgon Gjilanin në pozitën e pestë me 15 pikë, ndërsa Flamurtari mbetet në zonën e rrezikut me shtatë pikë.

loading…