Gjiganti kroat Dinamo Zagreb hap kampin për talentet e rinj në Kosovë

Gjiganti kroat Dinamo Zagreb do të zbarkojë në Kosovë gjatë muajit gusht.

Kampionët e shumëfishtë të Kroacisë do të hapin kamp stërvitor për fëmijët kosovarë.

Kampi stërvitor do të mbahet nga data 23 deri më 27 gusht dhe do të jetë i hapur për katër kategori.

Ky kamp është i hapur për kategoritë U12, U14, U16 dhe U18, ndërsa në secilën kategori do të pranohen nga 30 fëmijë.

Në fund të kampit, tetë fëmijët më të mirë nga dy nga secila kategori do të udhëtojnë drejt Kroacisë për prova tek Dinamo Zagreb.

Të gjithë fëmijët që regjistrohen përfitojnë, fanella, shujtë ditore, ujë dhe pemë, certifikatë të pjesëmarrjes dhe ligjërata profesionale për nutricion.

loading…