Gjesti i turpshëm i Sergio Ramos, i sulmoi kameramanët pas ndeshjes

Sergio Ramos është njohur gjatë gjithë karrierës së tij si një futbollist mjaft i ashpër, por asnjëherë nuk e ka treguar shumë ndaj njerëzve që nuk kanë lidhje me fushën e futbollit.

Mirëpo, është e dukshme që fama dhe paratë i kanë rënë në kokë, ndaj arroganca e futbollistëve të famshëm po rritet dita ditës.

Dëshmi për këtë është gjesti i 36-vjeçarit spanjoll pas ndeshjes me Bayernin.

Pas ndeshjes, lojtarët e PSG-së dolën para tifozëve për t’i përshëndetur. Fotografët u përpoqën të kapnin atë moment dhe në tribuna kishte mjaft tifozë. Ramos nuk i pëlqente që nuk kishte hapësirë. Fillimisht, ai me bërryl i ra në shpinë një fotografit që po bënte punën e tij dhe i tha të kishte kujdes dhe më pas tjetrin do ta largonte me inat.

Fotografi u përpoq ta kalonte spanjollin. Aparati ka qenë në duart e tij dhe ka rënë në kontakt me yllin e PSG-së, të cilit nuk i ka pëlqyer që ka pasur një përplasje të lehtë.

Ramos vendosi të reagojë dhunshëm. Ai e largoi brutalisht atë, duke shfaqur arrogancën ndaj tij.