Gjermania triumfon ndaj Islandës

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka mposhtur Islandën në ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror që vitin tjetër do të mbahet në Katar.

Të enjten, në ndeshjen e luajtur në Duisburg, Gjermania triumfoi me rezultatin 3:0 në ndeshjen e grupit J.

Leon Goretzka (3’), Kai Havertz (7’) dhe Ilkay Guendogan (56’) shënuan golat për fitoren e Gjermanisë.