Gjermania e Joachim Low nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në miqësoren e luajtur në Wolfsburg kundër Serbisë.

Rastet nuk u kanë munguar vendasve, por pasaktësia para portës, pritjet e bukura të Dmitrovic dhe disa ndërhyrje shpëtimtare të mbrojtjes, kanë bërë që serbët të largohen të pamposhtur nga Gjermania.

Ka qenë sulmuesi i Eintracht Frankfurt-it, Luka Jovic, që ka zhbllokuar ndeshjen me kokë pas vetëm 12 minutash lojës. 21-vjeçari ka realizuar golin e tij të parë për Serbinë me prekjen e parë të topit.

Who said anything about friendly!

Milan Pavkov cops a straight red in the 94th minute for this challenge on Leroy Sane.

Germany 1-1 Serbia#GERSRB #OptusSport pic.twitter.com/BwaIRjoQ7B

— Optus Sport (@OptusSport) March 20, 2019

Goli që ka fiksuar shifrat në 1-1 ka ardhur në minutën e 69-të dhe është realizuar nga Leon Goretzka. Serbia e ka mbyllur ndeshjen me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Pavkov, i cili ka bërë një ndërhyrje të frikshme ndaj Leroy Sane.

Një rezultat aspak i mirë për Gjermaninë në prag të ndeshjes që do të luajë në fushën e Holandës të dielën në mbrëmje, e vlefshme për Grupin C të fazës kualifikuese për Euro 2020.

Një përballje e vështirë i pret edhe serbët, që do të luajnë të hënën në fushën e Portugalisë së Cristiano Ronaldo-s, takim i vlefshëm për Grupin B të eliminatoreve për Euro 2020.

https://streamable.com/vmkzs