Gjermania kalon në pozitën e parë të grupit, Holanda “shkel” Estoninë

Gjermania ka kaluar në pozitën e parë të Grupit C kualifikues për “Euro 2020” pasi ka mposhtur Irlandën e Veriut 0 me 2.

Marcel Halstenberg dhe Gnabry shënuan golat për fitoren e gjermanëve.

Në këtë grup, Holanda ka “shkelur” Estoninë 0 me 4. Babel shënoi dy herë, ndërsa nga një gol e shtuan Depay e Wijnaldum.

Gjermania ka 12 pikë në pozitën e parë, aq sa ka edhe Irlanda e Veriut. Të dyja kanë nga pesë ndeshje deri tash. Holanda me katër ndeshje ka nëntë pikë dhe është e treta. Bjellorusia është e katërta me tri pikë, ndërsa Estonia pa pikë në fund.

loading…