“Gjermani ta pafsha hajrin. Pritna se po vijmë”, revoltohet infermieri i shpërfillur nga Qeveria Kurti

Pas protestës së organizuar nga infermierët dhe stafi mbështetës i angazhuar gjatë pandemisë, tani reagimet kanë filluar të bëhen edhe më të ashpra.

Hatib Vuçiterna, infermieri nga komuna e Rahovecit, ka shprehur pakënaqësitë e tij ndaj Qeverisë Kurti. Ai, përmes rrjetit social Facebook ka shkruar se në kohën e pandemisë infermierët thirreshin si heronjë, ndërkaq tash të njëjtit nuk paguhen për 3 muaj sa ishin të angazhuar.

Ai shkroi se pikërisht në atë kohë, infermierët rrezikonin familjet e tyre vetëm që ti dalin në ndihmë qytetarëve.

“3 muj pa rroga edhe kur i nin do “Hajt se ja u lshojn krejt perniher ”.Kur ke koha e pandemis Covidi tu i tubu krejt valla “Heroj jeni”, sa njeri tu thon a mun ma bon infuzionin nshpi se Familjari o pozitiv edhe osht n’izolim. (Jemi shku tu rreziku veten e familjen e vet nuk e dishum as ku jemi tu hy) veq me ju dal ndihmë qdo njonit”, ka shkruar ai në Facebook.

Përmes postimit që Vuçitërna shkroi, paralajmëroi edhe ikjen e tij nga Kosova për në Gjermani, sipas tij ai nuk do të jetë i vetmi që do largohet.

“Gjermani ta pafsha Hajrin, vllaun e kam Infermier ma more, data 01.06.2022 niset për te ti, pritum se edhe une e shum koleg të mi qasaj rruge jem”, thuhet në postimin e tij në Facebook.