Gjermani Ginter shënoi një supergol me thembër ndaj Bjellorusisë

Gjermania e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale 1-0 ndaj Bjellorusisë në kuadër të Grupit C të vlefshëm për eliminatoret e Euro 2020.  

Panzerzët kanë arritur t’i mbyllin 45 minutat e parë me epërsi minimale ndaj Bjellorusisë.

Goli i vetëm në ketë pjesë u shënua nga Matthias Ginter në minutën e 41-të.

Megjithatë, ky nuk ishte çfarëdo goli, pasi Ginter shënoi me mjeshtëri me thembër duke dhuruar një supergol për shikuesit.

Ky gol erdhi pas asistimit të Serge Gnabryt.