Gjeorgjia mbyll pjesën e parë me avantazh ndaj Spanjës

Gjeorgjia ka kaluar në epërsi 1:0 kundër Spanjës, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2022, që po zhvillohet në Tbilisi.

Khvicha Kvaratskhelia shënoi për 1:0 në minutën e 44-të.

Ai e mposhti portierin Simon me një goditje për toke pas një kundërsulmi të Gjeorgjisë.

Spanja dhe Gjeorgjia janë në Grupin B, aty ku bën pjesë edhe Kosova.