Gjeorgjia gjysmë-finaliste e Ligës D, mund të jetë kundërshtar i Kosovës

Kanë përfunduar dy takimet e grupit të parë në Ligën D, të zhvilluar në Ligën e Kombeve.

Gjeorgjia e ka mposhtur Kazakistanin me rezultat 2-1, ndërsa Letonia dhe Andorra, i kanë ndarë pikë, pasi takimi ka përfunduar me rezultat 0-0.

Gjeorgjia e ka siguruar pozitën e parë në grup me 16 pikë. Kazakistani ka 6 pikë, ndërsa Letonia dhe Andora kanë nga 4 pikë.

Nëse Kosova nesër arrin fitore ose barazim kundër Azerbajxhanit, atëherë në gjysmë finale të Ligës D mund të përballet me Gjeorgjinë. /Ballkani.info/