Polici i plagosur

Gjenerali Isufi viziton policin e plagosur në Banjskë: Bashkë me Afrimin shkroi faqen e re të historisë kombëtare

Shefi i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, gjenerali Sefer Isufi, ka publikuar të enjten një fotografi me policin Alban Rashiti, i cili mbet i plagosur në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Isufi ka thënë se Rashiti është kushëriri dhe heroi i tij si dhe komandant i atdheut, “i cili me trupin e tij u bë shkëmb që nuk kalohet nga bishat terroriste të Serbisë që deshën ta gllabërojnë edhe njëherë tokën dhe Republikën tonë të shenjtë”.

“I plagosur rëndë luftoi deri në fund kundër terroristëve, qëndroi i palëkundur në betejën vendimtare për të marrë hakun e Heroit Afrim Bunjakut dhe nuk lejoi që trupi i tij të bie në kthetrat e armikut. Krenar me ty Alban që me gjakun, luftën e heroizmin tënd, bashkë me Afrimin e shokë tjerë, shkrove faqen e re të historisë kombëtare”.

“Sikur paraardhësit e tu të Seferit Heroik më në krye Heroin Idriz Seferi, e ringjalle përsëri amanetin e tyre bashkë me lavdinë e Skifterit e Kastriotit dëshmorë!”, ka shkruar ai në Facebook.