Gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në ditëlindjen e tij

Brahimaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kujtuar momentet e fundit të takimit me heroin e Kosovës.

“Sot përkujtojmë ditëlindjen e Heroit Zahir Pajaziti.  Si anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, kishim takime të rregullta. Herën e fundit e takova një javë para rënies së tij, ku ndamë çajin e përgatitur nga Nëna Azë”, ka shkruar ai.

Brahimaj tha se Zahiri ishte njeri i veprimit dhe aksionit, duke i edukuar bashkëluftëtarët për më pak fjalë e më shumë veprime në favor të lirisë. Kujtimi i tij do të na frymëzojë përjetë.