Pritje jashtë normales nëpër kufi po përjetojnë mërgimtarët të cilët vijnë në Kosovë për t’i kaluar pushimet.
Zakonisht, pritjet po shkaktohen në dalje të territorit të vendit, për shkak të kontrolleve të shtuara të palës serbe.
Pika më problematike kufitare po del të jetë ajo e Merdares. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës për Menaxhimin Kufitar pritjet në këtë pikë kufitare arrijnë deri në gati 8 orë.
Ballkani.info ju sjellë pamjet e minutave të fundit nga Merdarja.
Kolona është e gjatë mbi katër kilometra e gjatë, ndërsa temperaturat aktualisht janë -8 gradë Celsius.
Pritjet e gjatë kanë shkaktuar edhe probleme dhe përleshje ndërmjet mërgimtarëve, por edhe ndërmjet policisë së mërgimtarëve. /Ballkani.info/












