Gjendje alarmante në Bosnje: Mbyllen shkollat shkaku i të borës

Në komunat e Konjicës dhe Jabllanicës ditën e sotme dhe të nesërme nuk do të mbahet mësim në shkollat fillore e të mesme, si dhe në disa parashkollorë pasi rrugët janë bllokuar rrugët nga bora, shkruan klix.ba, transmeton Ballkani.info.

“Në komunën e Konjicës, problemi i pastrimit të rrugëve është zgjedhur vetëm në 30 vendbanime, nga 110 që i ka gjithsej kjo komunë. Andaj, të gjitha makineritë që janë në dispozicion janë futur në punë për t’i pastruar këto rrugë” ka thënë Pero Pavloviq, nga kantoni i quajtur “Hercegovaçko-neretvanskog”.

Sipas Pavloviq, në komunën e Jabllanicës problemi është tek furnizimi me enërgji elektrike, sepse në shumë vende ende nuk kanë enërgji elektrike, andaj grupet punuese kanë dalë në terren për ta zgjedhur këtë çështje.

Në territorin e të dy komunave, Jabllanicë dhe Konjicë këtë të dielë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga fatkeqësitë natyrore si pasojë e reshjeve të mëdha të borës.