Gjendja në Deçan: Nis raportimi i drejtorit të AKI-së para deputetëve

Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti po raporton para deputetëve në Komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së në lidhje me gjendjen e krijuar nga helmimi në komunën e Deçanit.

Raportimi i tij po bëhet pa praninë e medieve.

Deçani është përballur me një gjendje të jashtëzakonshme ditët e fundit, ku mbi 1 mijë e 500 persona kanë kërkuar ndihmë në Qendrat e Mjekësisë pasi dyshohet se janë helmuar.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet në lidhje me rastet e helmimeve në Deçan, me ç’rast ka lëshuar edhe një urdhër për intervistim të disa personave.

Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka thënë se Kryeprokurori i kësaj prokurorie ka caktuar dy prokurorë për këtë çështje.