Gjendja e Sarrit përmirësohet, pritet të jetë në stol ndaj Napolit

Lajme të mira për Juventusin, vetëm pak ditë para supersfidës së javës së dytë të Serie A ndaj Napolit.

Maurizio Sarri i cili nuk ishte në stol në ndeshjen e parë të kampionatit atë ndaj Parmës, e ka marrë veten në kohë rekord nga sëmundja e pneumonisë dhe gjasat janë që të jetë në stol ndaj të shkuarës së tij.

Siç shkruan “La Stampa”, progresi i Sarrit ditët e fundit ka qenë i dukshëm, dhe duke parë gjendjen që po shkon drejt përmirësimit, ai nuk do donte kurrsesi të humbte debutimin para tifozëve të Juves në kampionat, veçanërisht në një ndeshje si ajo ndaj Napolit.

Sarri është parë edhe pasditen e djeshme në qendrën e Juventusit, teksa ka ndaluar edhe për tifozët duke bërë foto e firmosur autografe. Gjithsesi, rreth ditës së enjte parashikohet që edhe doktorët të japin vendimin e tyre, nëse do e lejojnë apo jo të jetë në stol për takimin e së shtunës.

loading…