COVID-19 kohëve të fundit është duke goditur shumë botën e futbollit, ku shumë lojtarë të skuadrave të ndryshme, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Në Serie A është një nga ligat më të prekura nga virusi famëkeq, njoftojnë mediat italiane.
Andaj, Qeveria Italiane, ka vendosur të marrë masa të reja për sa i përket futbollit në mënyrë që t’i identifikojnë problemet.
“La Gazetta dello Sport”, raporton se qeveria italiane, ka marrë vendim se në rast se një skuadër ka mbi 35 për qind të lojtarëve dhe stafit teknik të infektuar, janë të obliguar të mos zhvillojnë ndeshje.
COVID-19 ka goditur poashtu edhe liga të tjera evropiane, ku shumë ndeshje janë shtyrë.







