Të dielen i është vjedhur vetura djalit të kryetarit të Fushë-Kosovës, Burim Berisha, Guri Berisha. Rasti është raportuar në polici, ndërsa pas dy ditësh vetura e vjedhur është gjetur dhe e njëjta i është kthyer pronarit.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar një person të dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjetja e veturës se djalit të Berishës është konfirmuar edhe në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“VETURË E VJEDHUR E GJETUR /Fsh. Sllatine e Madhe, Fushë Kosovë, 07.11.2021 – 19:10. Në lidhje me rastin, është raportuar se është identifikuar vendndodhja e veturës e cila ishte lajmëruar e vjedhur dhe me vendim të prokurorit automjeti është sekuestruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është kthyer pronarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për vjedhjen e veturës ka folur për Express Guri Berisha, i cili tha se vetura i është vjedhur në derë të shtëpisë. Por më pas është gjetur në Mitrovicë.

“Më është vjedhur vetura para derës së shtëpisë, menjëherë e kam njoftu dhe paraqit rastin, as 48 orë hetuesia dhe instucionet përkatëse më kanë njoftu që kerri është lokalizu në Mitrovicë dhe per kete jame shume falenderus ndaj istitucioneve tona perkatsisht njesitit te Autokrimeve te Prishtines Bashkpunim me at te Mitrovices per nje pune shume profesinale dhe te shkelqye qe kane bere ne rastin tim”, u shpreh ai.