Lajmi i fundit

Gjendet pa shenja jete një 52-vjeçar në garazhat e një ndërtese në Prizren, policia jep detaje

Një 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete në garazhat e një ndërtese në rrugën “Rifat Berisha”, në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:15, ndërsa vendin e ngjarjes ka dalë emergjenca, ku edhe e konstatoi vdekjen.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se disa nga provat e mbledhura tregojnë se i ndjeri ka pasur probleme kardiovaskulare edhe më herët.

“Sidoqoftë trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, dhe atje do të përcaktohet shkaku i vdekjes”, tha ai./Ballkani.info/