Gjendet pa shenja jete në banesë 49-vjeçari në Elbasan, policia dyshon se…

Është gjetur i vdekur brenda banesës së tij në Elbasan 49-vjeçari I. D. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se burri jetonte i vdekur dhe nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Ndërkohë policia ndodhet vendngjarje dhe është duke kryer të gjitha procedurat e nevojshme.

Njoftimi i Policisë:
Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 21.02.2022, rreth orës 12:00, në lagjen “Çlirimi” Elbasan, është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi I. D., 49 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.