Gjendet një jaht luksoz i braktisur, 15 milje larg portit të Durrësit.
Jahti u gjet dje gjatë orëve të pasdites, dhe u ankorua dje rreth orës 22.00 në portin e Shëngjinit.
Jahti kur u gjet ishte me motorra të ndezur, por brenda tij nuk kishte asnjë njeri.
Brenda jahtit janë gjetur 2 pasaporta turke, të cilat besohet se iu përkasin pronarëve të jahtit. Jahti është tip “Catamaran”, 13 metra i gjatë.
Edhe sot jahti ndodhet i ankoruar në portin e Shengjinit, ndërsa mbetet mister se kush janë pronarët e tij, dhe rrethanat e tjera të mbërritjes së tij në brigjet e Adriatikut.
loading…







