Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 27 mars të këtij viti në stacionin policor në Prizren është raportuar se një person nga Ferizaj i cili bashkë me bashkëshorten e tij ishte në pushime në fshatin turistikë Prevallë, kishte dalë për shëtitje në natyrë dhe nuk ishte kthyer më.

“Personi si i zhdukur është raportuar nga bashkëshortja e tij. Ajo raporton se bashkëshorti i saj është larguar nga vendbanimi rreth orës 18:30 dhe nuk dihet se ku është , bashkëshorti i saj është A. M. i lindur më 1963”, thuhet në njoftim.

Pas raportimit në polici, janë dërguar zyrtarët policor për të hetuar rastin dhe për të kërkuar viktimën, kërkimit i është bashkuar edhe njësia e Zjarrfikësve nga Prizreni si dhe familjarët e të zhdukurit

“Të njëjtën dite, rreth orës 23:09 personi i zhdukur është gjetur, viktima kishte rene në një humnerë rreth 5 metra poshtë rrugës, viktima është nxjerre nga njësitet policore dhe me emergjence është dërguar ne Spitalin Rajonal në Prizren pasi kishte lëndime sipërfaqësore për të cilat është trajtuar”, thuhet në njoftim.