Gjendet i vdekur një person në Pejë: Policia jep detaje, thonë se ishte i gjakosur

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij mbrëmjen e mesditën e së hënës, teksa sipas policisë, i njëjti ishte i gjakosur.

Policia përmes raportit 24 orësh njofton se viktima është gjetur i gjakosur dhe pa shenja jetë në shtëpinë e tij në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë.

Policia e Kosovës tutje njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Raporti i plotë:

Rr. Asllan Pushka, Pejë, 23.11.2020-13:55. Raportohet se ne shtëpinë e tij është gjetur i gjakosur dhe pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për obduksion./