Gjendet i pajetë një person i paidentifikuar. Informacionet e para të policisë

Një person ende i paidentifikuar është gjetur pa shenja jete.

Sipas policisë, personi ishte në një obejekt dhe nga informacionet e para nuk ka shenja dhune.

“Më datë 25.12.2020, rreth orës 14:16, në rrugën “Myslim Keta”, në një objekt është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhunë, një shtetas ende i paidentifikuar”, sqaron policia.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.