Gjendet e vdekur gruaja shqiptare… dyshohet se ka qëlluar veten me çifte

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Maqellarë të Dibrës, atje ku është gjetur e pajetë një grua në moshë të re.

Dyshimet e para flasin për një vetëvrasje. Mendohet se 30 vjeçarja me inicialet N.R ka qëlluar veten me armë gjahu.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e ngjarjes së rëndë