Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur gjatë rrënimit të një pjese të stacionit hekurudhor në Novi Sad.
Një burrë, me iniciale S. V., i mbijetoi këtij aksidenti për fat të plotë, transmeton Ballkani.info.
Videoja tregon atë të ulur në një stol pranë stacionit dhe duke u ngritur prej tij dhe duke u larguar nga vendndodhja vetëm katër sekonda para se mbuloja të shembej dhe të bjerë pikërisht aty ku ishte ulur.
Mediat serbe gjetën një burrë i cili pas aksidentit tha: “Isha pesë metra larg kur u shemb stacioni. Gjithçka dukej sikur dikush hodhi një bombë, papritmas sapo shpërtheu, duhej të vinte policia dhe të gjithë duhej të mbuloheshim menjëherë sepse ishte e ndaluar afrimi. Kishte edhe fëmijë, të cilët po prisnin transportin, policia dhe ambulanca erdhën jashtëzakonisht shpejt, menjëherë u nis një aksion”, tha ky njeri.
Ai shton se shpesh kalonte pranë atij lokacioni dhe se nuk kishte të dhëna se stacioni do të shembet.
“Është një mbulojë betoni, nuk e di numrin e saktë të personave që kanë qenë nën të, di vetëm për një burrë dhe dy fëmijë të mitur, por nuk njoh askënd. Nuk ka pasur indikacione deri më tani, ky është hera e parë që shoh diçka të tillë, kjo më trondit shumë, nuk arrij dot në vete, ende po dridhem”, tha ai. /Ballkani.info/







