Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski sot ka shpallur listën e futbollistëve për ndeshjet e tetorit ndaj Letonisë dhe Armenisë.

Në këtë listë janë të pranishëm gjashtë lojtarë shqiptarë.

Duke filluar nga mbrojtësi i Paderbornit, Visar Musliu, e Ezgjan Alioski, Enis Bardhi, Elif Elmas, Isnik Alimi dhe Lirim Qamili.

Në këtë listë mungon Agon Elezi, i cili nuk ka zhvilluar asnjë paraqitje me ekipin gjerman, Bochum.