VIDEO

Gjashtë orë pa filluar ndeshja shqiptarët nisin të mblidhen para stadiumit, deri 300 euro po shitet një biletë

Kombëtarja e Kosovës sot zhvillon ndeshjen e parafundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Dardanët nga ora 20:45 ndeshen ne Zvicrën në stadiumin ST Jakob Park në Basel dhe interesimi i tifozëve është i jashtëzakonshëm.

Gjashtë orë pa filluar ndeshja tifozët tifozët shqiptarë kanë nisur të mblidhen para stadiumit dhe ka nga ata që ende kërkojnë bileta.

Siç raporton Ballkani.info deri në 300 euro po shitet një biletë.

Kosova ende ka gjasa për kualifikim dhe kjo duket se e ka rritur interesin e shqiptarëve.

https://youtube.com/shorts/eMttikxPPCk?si=f0VZomLFIHDRVTX9