Trajneri slloven Primozh Gliha nuk është më drejtues i Kombëtares së Kosovës në futboll. Ai u largua pas skadimit të kontratës dhe FFK vendosi të mos ia besoi më këtë detyrë sllovenit.

Gliha u emërua trajner i përkohshëm te Kosova, pas shkarkimit të trajnerit francez, Alain Giresse.

Ai udhëhoqi Kosovën në gjashtë ndeshje.

Kosova nën urdhrat e tij, regjistroi dy fitore, dy humbje dhe dy barazime.

“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primozh Gliha”.

“FFK-ja e falënderon përzgjedhësin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvilluar pas shkarkimit të ish-përzgjedhësit, Alain Giresse”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e shtëpisë së futbollit të Kosovës. /Ballkani.info