Gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, Daut Haradinaj “shpi për shpi” në disa lagje të Prishtinës

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj ka nisur fushatën paragjedhore për zgjedhjet lokale që mbahen në tetor të këtij viti.

Lajmin e ka bërë të ditur ish ministri i Drejtësisë Selim Selimi përmes një shkrimi që i ka bashkangjitur edhe një fotografi në Facebook.

Njoftimi i plotë:

“Shpi për shpi, mahall për mahall. Programi i Dautit për Prishtinën është “bottom-up” (prej poshtë, nalt). Qytetari i Prishtinës është përcaktuesi i zhvillimit e jo funksionarët e qeverisë. Nuk kemi nevoj për fasadë as performaca. Mobilizim i qytetarit të Kodrës së Trimave, Kolovicës, Qendrës, Dardanisë, Ulpianës, Veternikut, Hajvalisë, Bardhoshit e krejt lagjeve e katundeve, duke na përfshi edhe neve të ardhurve e që Prishtina na pranoi si bijë e bija te Kryeqytetit. Dao është zani jem. Selim Selimi, aktivist i Aleancës për Prishtinën’, ka shkruar Selimi.