Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi ka bërë një kallëzim të rremë për një rast të grabitjes.
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte raportuar një rast të grabitjes, rastin e kishte inskenuar duke deklaruar rrejshëm se persona të panjohur e kishin sulmuar dhe ia kishin marrë pazarin ditor në vlerë 3800 €.
Gjatë intervistimit, i dyshuari e ka pranuar veprën e lartcekur dhe i njëjti ka njoftuar edhe për vendndodhjen e parave të cilat janë gjetur në dy lokacione te cilat i kishte fshehur i dyshuari.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.







