GIZ-i jep 6.1 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave, MMPH-ja 3.5 milionë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me organizatën gjermane GIZ.

I pari i MMPH-së tha se qëllimi kryesor i memorandumit është përcaktimi i kontributeve financiare të ministrisë dhe GIZ-it.

Sipas kësaj marrëveshje MMPH-ja duke filluar nga viti 2020 do të ofrojë një buxhet për menaxhimin e mbeturinave komunale. Buxheti i përgjithshëm që ofron ministria është 3.5 milionë euro për 3 vjet.

Kurse është lansuar një grant prej 9 milionë euro nga MAPL dhe DEMOS dhe 6.1 milionë nga GIZ-i, buxhet ky që sipas ministrit pritet të mbërrijë në 20 milionë.

“Sipas kësaj marrëveshje MMPH-ja duke filluar nga viti 2020 do të ofrojë një buxhet vjetor për pasurit e luajtshme dhe të paluajtshme për menaxhimin e mbeturinave komunale. Buxheti i përgjithshëm që ofron ministria është 3.5 milion euro për 3 vjet”.

“Besojmë dhe po punojmë fuqishëm me partneret tanë që grant i performancës të arrijë në 20 milionë euro sepse e dini që është lansu një grant prej 9 milionë euro nga MAPL-ja dhe DEMOS-i dhe poashtu janë 3.5 milionë të ministrisë së mjedisit dhe 6.1 milionë nga GIZ”.

“Jemi të angazhuar që të arrijmë një efekt sa më të madh. Shpresoj që s’do ta mbyllim këtu, por do të lëmë hapur mundësi edhe për partner tjerë”.

Drejtori i GIZ-it në Kosovë, David Oberhuber, tha se ministria duhet të orientoj buxhetin në projekte të rëndësishme që kontribuojnë në mbrojtjen dhe përmirësimin e ambientit, raporton EO.

“Puna jonë si bashkëpunëtorë është të mbështesim skema të ndryshme mbështetëse dhe ky ka qenë kontributi jonë që 3 vite. Kemi parë që është e mundshme të përmirësohet cilësia e shërbimeve”.

“Kemi pa që kjo ka funksionuar dhe është koha ta marr ministria këtë detyre dhe ta shpërndaj në komunat tjera, në mënyrë që ta orientoj edhe buxhetin sepse këto janë projekte të rëndësishme. Më bënë të lumtur që edhe ministrit e tjera të linjës janë të përfshira”.