Giroud preferon kalimin në Francë

Olivier Giroud mund të rikthehet në Francë gjatë merkatos së janarit.

Të paktën kështu ka deklaruar vetë sulmuesi i Chelseat, duke u shprehur se rikthimi në vendlindje është një mundësi konkrete për të.

Giroud nuk po luan shumë nën drejtimin e Frank Lampard te “Blutë e Londrës” dhe për këtë arsye ka kërkuar të largohet në mënyrë që të mos humbasë Europianin e vitit të ardhshëm me kombëtaren e “Gjelave”.

Për 33-vjeçarin ka shprehur interes konkret Interi, që e sheh si zëvendësues të Lukakut, por deklarata e tij e fundit për një rikthim në Francë mund të mos jetë një lajm i mirë për zikaltërit.

Giroud ndiqet edhe nga Crystal Palace në Premier League.