Giroud nuk ndihet i lumtur te Chelsea, mendon të largohet

Në një intervistë të fundit, Olivier Giroud shprehu të gjithë pakënaqësinë e tij për situatën që po kalon te Chelsea.

32-vjeçari, i cili nuk po luan rregullisht, deklaroi se ndihet shumë i stresuar kur nuk zbret në fushën e lojës, por mundohet që të mos e tregojë.

Ai u shpreh se nuk është aspak i lumtur që është kthyer në një lojtar stoli, pasi dëshiron të ketë një rol të rëndësishëm në skuadër.

Giroud theksoi se kjo situatë e ka detyruar atë të kërkojë një sistemim të ri dhe se ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.

Por pavarësisht situatës së krijuar dhe ofertave të shumta, francezi deklaroi se prioritet për të mbetet Chelsea.