Olivier Giroud u shkel syrin klubeve të mëdha franceze.
32-vjeçari, i cili është në muajt e fundit të kontratës me Chelsean dhe që nuk ka asnjë shpresë për të rinovuar, ka bërë të ditur se do t’i pëlqente të rikthehej në kampionatin francez, hipotezë që nuk e ka përjashtuar asnjëherë.
Me parametër zero, Giroud do të ishte një goditje me tepër përfitim për klube të tilla si Olimpique Marseille, Lyon apo Monaco, që kanë filluar menjëherë tentativat për një akord me sulmuesin.
Giroud u largua në vitin 2012 nga Montpellier dhe që nga sezoni i ardhshëm pritet ta shikojmë sërish protagonist në Ligue 1.







