Giroud kërkon largimin nga Chelsea

Oliver Giroud ka bërë të ditur se do të largohet në janar nga Chelsea.

Sulmuesi francez ka humbur vendin e titullarit te londinezët për shkak se trajneri Frank Lampard nuk llogarit në shërbimet e tij.

Giroud, 34-vjeçar, këtë sezon me Chelsean në të gjitha garat ka vetëm gjashtë paraqitje, ku ka shënuar një gol.

Sipas mediave angleze, lojtari ia ka bërë me dije klubit se gjatë se do të largohet nga “Stamford Bridge” në janar.

Giroud është pjesë e Chelseat që nga viti 2018. Ai ka kontratë me londinezët deri në qershor të vitit të ardhshëm.