Giroud gjithnjë e më pranë kalimit te Interi

Olivier Giroud duket gjithnjë e më pranë Interit.

Francezi e ka arritur tashmë marrëveshjen me klubin zikaltër, por pritet të gjendet ajo mes klubeve. Në fakt Interi ofron deri tani 4 milionë euro për kartonin e 33-vjeçarit, ndërkohë që Chelsea kërkon 5 milionë euro plus bonuse.

Megjithatë distanca prej vetëm 1 milionë eurosh mes ofertës dhe kërkesës nuk pritet të jetë një problem për kalimin e sulmuesit të kombëtares franceze në Milano.

Giroud prej kohësh ka deklaruar se dëshiron të largohet nga Chelsea në mënyrë që të ketë më shumë hapësira për të luajtur, pasi nuk dëshiron të humbasë Euro 2020 me “gjelat”.