La Liga

Girona rikthehet në pozitën e dytë, fiton pastër ndaj Osasunas

Girona është rikthyer te fitorja në La Liga, duke vazhduar kështu të mbajë edhe pozitën e dytë në tabelë.

Në kuadër të javës së 28-të, skuadra e drejtuar nga Michel triumfoi pastër si vendase ndaj Osasunas.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2:0.

Portu (13′) dhe Savio (87′) shënuan golat e fitores për “Blanquivermells”.

Girona pas kësaj fitore ka 62 pikë dhe vazhdon të jetë e dyta në tabelë, me një pikë më shumë se Barcelona.

Lideri i La Ligas, Real Madridi, ka 66 pikë dhe momentalisht një ndeshje më pak.

Osasuna ndodhet në pozitën e dhjetë me 36 pikë të grumbulluara.