Giggs thotë se Manchester United duhet ta shesë Pogban

Për Manchester United do të ishte më mirë të shiste Paul Pogban megjithë cilësinë e tij në fushë, sipas Ryan Giggs.

Francezi ka qenë i lidhur shumë me një largim nga Old Trafford, edhe pse trajneri, Ole Gunnar Solskjaer dhe menaxheri Mino Raiola kanë thënë se ai nuk do të shitet në janar.

Giggs ka thënë se i vjen keq për Solskjaer, pasi është dashur të merret me cirkun mediatik që rrethon Pogban edhe kur nuk është duke luajtur.

“Jo, jo”, u përgjigj Giggs kur u pyet nëse dëshironte apo pritej të shihte Pogban në United sezonin e ardhshëm.

“Më vjen keq për Ole sepse ai duhet të përgjigjet vazhdimisht në pyetjet rreth Paul Pogba”.

“Unë them që United është në gjendje të mirë për momentin pa të. Ai ka ardhur dhe ka luajtur mirë në disa ndeshje, por është zhgënjyes për momentin”