Gianni Infantino shpërndan një video me motive kombëtare pas takimit me delegacionin e Kosovës

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka shpërndarë një video nga takimi i fundit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku dhe kryetarin e FFK-së, Agim Ademi.

Disa ditë pas takimit në Cyrih, Infantino ka shpërndarë një video nga vizita e bërë nga Çeku dhe Ademi.

Infantino aty flet për përfundimin e suksesshëm të takimit me Çekun dhe Ademin rreth projektit fantastik të Kosovës rreth investimit në infrastrukturën e futbollit, investimin tek të rinj, si në futbollin e femrave dhe meshkujve.

“Takimi me ministrin e Sportit të Kosovës dhe Presidentin e FFK-së në FIFA në Cyrih”.

“Ne, në FIFA, jemi krenarë që mbështesim projektet e infrastrukturës që po ndërmerren atje dhe që ndihmojnë në zhvillimin afatgjatë të futbollit – si për vajzat ashtu edhe për djemtë”, ka shkruar Infantino në Instagram.

Ajo që vlen të theksohet është se e gjithë video ishte e montuar në prapavijë me muzikën e njohur shqiptar “Baresha”.