Gëzimi i golit të Halimit zgjatë shumë shkurt, shënon sërish Spanja

Spanja ka shënuar sërish kundër Kosovës duke e rikthyer epërsinë e dy golave. Ishte futbollist Gerard Moreno që shënoi në minutën e 75 në portën e Kosovës.

Kosova e zvogëloi epërsinë e Spanjës me golin e bukur të Besar Halimit.

Në pjesën e parë, Spanja shënoi dy gola të shpejtë kundër Kosovës.

Rezultati u zhbllokua në ndeshjen Spanjë-Kosovë në minutën e 34 kur Daniel Olmo shënoi gol kundër Kosovës. E menjëherë në minutën e 36, Spanja ka arritur të shënoj për 2-0.

Ferran Torres ishte golashënuesi i golit të dytë.

Deri në minutën e 34, Kosova u mbajt mirë kundër Spanjës, e cila është një nga kombëtaret më të forta në botë.

Para ndeshjes pati shumë diskutime nëse do të intonohet himni i Kosovës në Sevilla të Spanjës, vend i cili nuk e njeh pavarësinë e vendit tonë. Megjithatë spanjollët intonuan himnin e Kosovës.