Ariana Musliu-Shoshi, deputete e PDK’së i është gëzuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që e çon vendin në zgjedhje të parakohshme.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Musliu-Shoshi thotë se zgjedhjet u bënë të domosdoshme pasi kishim një qeveri dhe Kuvend që nuk funksiononin.

“Më në fund një lajm i mirë. Vendi po shkon në zgjedhje të parakohshme. Koalicioni i tanishëm nuk po mund të qeverisë e as Kuvendi nuk po arrin të funksionojë”, thotë ajo.

“Të kthehemi te populli e të shohim vlerësimin e tij. Le të merr secili faturën e veprimeve politike. Qytetarët tanë duhet ta shprehin vullnetin e tyre me votë për të ardhmen e tyre.’, thedsoi Musliu-Shoshi.

Shkrimi i plotë në Facebook:

Më në fund një lajm i mirë. Vendi po shkon në zgjedhje të parakohshme. Koalicioni i tanishëm nuk po mund të qeverisë e as Kuvendi nuk po arrin të funksionojë.

Të kthehemi te populli e të shohim vlerësimin e tij. Le të merr secili faturën e veprimeve politike. Qytetarët tanë duhet ta shprehin vullnetin e tyre me votë për të ardhmen e tyre.