Getafe e ndal Real Madridin

Real Madridi nuk ka arritur më shumë se një pikë në udhëtim te Getafe, në ndeshjen e xhiros së 33-të të La Ligës.

Përballja e zhvilluar të dielën mbrëma është mbyllur 0:0.

Të dyja ekipet patën raste të mira shënimi, por në fund portat mbetën të paprekura.

Ky barazim i Realit që ishte i shtati këtë sezon, më së shumti i ka shkuar për shtati Atletico Madridit që të shtunën shënoi fitore kundër Eibarit 5:0.

Real Madridi është i dyti në renditje me 67 pikë, tri më pak se Atletico Madridi. Ndërkaq, Getafe zë vendin e 15-të me 31 pikë të mbledhura.