Rama ka thënë se, sipas ekipit që po merrej me vendosjen e muralit, polici i pranishëm në vendngjarje kishte deklaruar se urdhri për ndalimin e punimeve kishte ardhur “nga lart”.

Rama ka kërkuar nga Policia e Kosovës që ta sqarojë publikisht këtë deklaratë, të identifikojë personin që ka dhënë urdhrin dhe të bëjë publik vendimin mbi bazën e të cilit është ndërhyrë.

“Kush është ‘lart’ në Kosovë? Kush mund ta ndalë me një fjalë goje një punë për të cilën Komuna ka dhënë leje? Me çfarë vendimi u ndalua vendosja? Mbi cilën bazë ligjore? Kush e kërkoi ndërhyrjen dhe kush e urdhëroi? Kush bëri presion politik mbi Policinë?”, janë pyetjet që Rama ia ka drejtuar Policisë.