Takim

Gërvalla pret në takim kryeparlamentaren sllovene

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka pritur në takim kryeparlamentaren e Republikës së Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič.

Zupančič po qëndron në Kosovë e cila gjatë ditës së djeshme ka mbajtur takim me presidenten Vjosa Osmani e kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Me këtë të fundit kanë mbajtur edhe një konferencë për media.