Ministrja e MPJD-së

Gërvalla në takim me Ziv për finalizimin e heqjes së vizave nga Izraeli

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka zhvilluar takim me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Në fokus të takimit ka qenë koordinimi I hapave për finalizimin  e procesit të heqjes së vizave nga Izraeli për Kosovën, por ato kanë folur edhe anëtarësimin nëpër organizata ndërkombëtare dhe situatën në Lindjen e Mesme.

“Pas pajtueshmërisë së arritur mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, Ministrja Gërvalla falënderoi Ambasadoren Ziv për këtë hap, i cili do të ndikojë në lidhjen më të fortë të dy shteteve tona dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme”, thuhet në kumtesë.

“Ministrja Gërvalla dhe Ambasadorja Ziv folën edhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në ekonomi, arsim dhe fusha tjera me interes të përbashkët”.

BONUS VIDEO: Keqpërdorime në njësinë për patentë shoferë në Pejë, Durmishi paralajmëron anulimin e provimeve