David Cameron

Gërvalla e pret Cameron, kryediplomati britanik e nis ditën me një takim me zëvendëskryeministren

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e ka pritur në MPJ Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, i cili po e viziton Kosovën për herë të parë.

Gërvalla dhe Cameron ia shtrënguan duart njëri-tjetrit me buzëqeshje, ndërsa bënë edhe fotografinë e zakonshme përpara mediave.

Kryediplomati britanik në 09:10 pritet të shkojë në Presidencë për t’u takuar me presidenten Vjosa Osmani.

Cameron erdhi mbrëmë në Prishtinë, në takimin e parë jashtë vendit për këtë vit.

BONUS VIDEO: Rrahman Jasharaj tregon se kur ka qenë nxënës janë rrahur klasë me klasë për shkak të mësueses